🎸 Pas dekadash të eksperimentimit muzikor dhe udhëtimeve transdimensionale përmes tingujve, Acid Mothers Temple vijnë për herë të parë në Prishtinë për një natë psikedelike në Termokiss!
E njohur për performancat shpërthyese dhe improvizimet e egra që sfidojnë çdo kufi të perceptimit, ky grup legjendare nga Japonia sjell një përvojë që nuk është thjesht koncert, por një udhëtim shpirtëror përmes galaktikës së zhurmës dhe kaosit të bukur.
🚀 E udhëhequr nga Makoto Kawabata, kolektivi muzikor është një mishërim i frymës së lirë dhe eksperimentimit total, duke përzier rock psikedelik, space rock, noise dhe krautrock në një shpërthim të pandalshëm energjie dhe deliri.
📅 Data: 24.05.2025
🕒 Ora: 20:00
📍 Lokacioni: Termokiss, Prishtinë
🎟️ Hyrja: 5€ Suggested Price
(Hyrja në Termokiss dhe pjesëmarrja në aktivitete është gjithmonë e hapur. Për shkak të shpenzimeve të papërballueshme, sugjerojmë që të dhuroni në hyrje sipas mundësive.)
🇯🇵 Acid Mothers Temple & the Melting Paraiso U.F.O. u formuan në vitin 1995 në Japoni dhe kanë mbi 100 publikime të ndryshme – nga kaseta të errëta DIY e deri te albume të mirënjohura ndërkombëtarisht. Ata kanë performuar në të gjitha kontinentet dhe janë kthyer në simbol të skenës eksperimentale botërore. Përgatitu për një mbrëmje ku realiteti lëkundet, dhe muzika udhëheq.
🇽🇰 THIS IS NOT nuk është një kolektiv statik, por një strukturë në lëvizje që në mënyrë të heshtur përkrah manipulimin me sintetizatorë dhe instrumente live.
Also check out other Concerts in Pristina.