Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13, 9 May | Event in Tirane | AllEvents

Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13

Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore - KKSHM

Highlights

Fri, 09 May, 2025 at 08:00 am

Tirana International Hotel & Conference Center

Advertisement

Date & Location

Fri, 09 May, 2025 at 08:00 am - Sun, 11 May, 2025 at 08:00 pm (CEST)

Tirana International Hotel & Conference Center

Tirana, Tirane, Albania

Save location for easier access

Only get lost while having fun, not on the road!

About the event

Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13
Në datat 09-11 Maj 2025, do të organizohet Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13 pranë Hotel Tirana International.

Ky event organizohet nga Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe fakultetet përkatëse, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universitetin “Aldent”, “Albanian University”, Albanian Medical Events, Akademinë e Farmacisë “Eureka”, Akademinë Ivodent, KSUMT, Shoqatën Kombёtare Shqiptare të Profesionistёve Dentarё, Shoqatën Shqiptare të Mjekësisë Interne, Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë, Lidhjen e Psikiatrisë Shqiptare, Shoqatën Shqiptare ORL, Shoqatën Shqiptare të Kujdesit Intensiv, Shoqatën Shqiptare e Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike, Klinikën Stomatologjike Universitare, Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë, Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, Urdhrin e Stomatologëve të Shqipërisë, Odën e Farmacistëve të Kosovës, Odën e Mjekëve të Kosovës, Odën e Stomatologëve të Kosovës, Universitetin e Barit, Universitetin ‘Gabriele d’Annunzio’ Chieti, Universitetin Unicamillus, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Nё kёtё event të rëndësishëm shkencor do të ketë më tepër se 100 personalitete akademike tё huaj dhe më tepër se 300 vendas. Do tё jemi tё nderuar nga pjesëmarrja e profesorёve dhe e akademikёve tё shquar tё Universiteteve ndёrkombёtare tё standarteve tё larta si Universiteti i Barit, Universiteti i Sienёs, Universiteti “La Sapienza” Romё, Universiteti ‘Gabriele d’Annunzio’, Chieti, Universiteti i Napolit, Universiteti i Maqedonisë, Universiteti i Prishtinёs, Universitete Gjermane etj. Gjithashtu, figura tё spikatura tё mjekёsisё shqiptare, profesorё dhe akademikё tё nderuar tё stafit tё Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe tё Universiteteve tё tjera nё vend do tё paraqesin pёrvojёn dhe arritjet e tyre nё kёtё aktivitet. Nё kёtё 13 vjetor do tё kemi njё edicion ku do tё kemi pёrfaqёsues nga i gjithё rajoni shqipfolёs tё cilёt do tё jenё pjesё e njё bordi tё madh organizativ. Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Konferenca do të zhvillohet në 3 ditë. Ajo do tё organizohet nё 20 salla paralele dhe 1 sallё Workshop. Kjo konferencë do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme si: mjekësi e përgjithshme, farmaci, shëndet publik, mjekësi dentare, higjenë dentare, teknikë dentare, infermieri e pergjithshme, mami, fizioterapi, logopedi, teknikë laboratori, teknikë imazherie, etj.

► Konferenca do të ketë 3 faza si më poshtë:

1. Fazën e aplikimit të studentëve me tema shkencore në mënyrë aktive,
2. Fazën e aplikimit të profesionistëve në mënyrë aktive,
3. Fazen e aplikimit të profesionistëve dhe studentëve në mënyrë pasive.
Për sa i përket fazës së parë, studentët mund të aplikojnë në profilet si më poshtë:

► TEMAT E MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME & SHKENCAT MJEKËSORE TEKNIKE
►TEMAT E FARMACISË
► TEMAT E MJEKËSISË DENTARE

► APLIKIMI PËR TEMAT E STUDENTËVE
Çdo student/e pjesë e fushave mjekësore mund të aplikojë për përfshirje me temë, sipas profileve përkatëse. Vendet janë të limituara dhe për çdo temë do të përzgjidhen 3-4 studentë ndaj ju ftojmë të Aplikoni Online në linkun e mëposhtëm deri në datën 21 Shkurt 2025:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf-q1sxQJAG7FRMXrOY96P2aQFBVSjo3EsFhz1AfEEF-39l_w/viewform?usp=sf_link

► APLIKIMI PËR PROFESIONISTË NË MËNYRË AKTIVE
Çdo profesionist/e i shkencave mjekësore që dëshiron të prezantojë punimin e tij në këtë aktivitet është i lutur të dërgojë abstraktin e punimit të tij dhe CV e tij në adresën tonë të email brenda datës 23 Mars 2025.

► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 / +355694040521 (WhatsApp, Viber)
E-mail: bWVkICEgc2NpICEgY29uZiB8IGdtYWlsICEgY29t / a29uZmVyZW5jYW1qZWtlc29yZSB8IGdtYWlsICEgY29t
Webside: www.kkshm.weebly.com
Ju mirëpresim!


Also check out other Business events in Tirane, Workshops in Tirane, Conferences in Tirane.

interested
Stay in the loop for updates and never miss a thing. Are you interested?
Yes
No

Ticket Info

To stay informed about ticket information or to know if tickets are not required, click the 'Notify me' button below.

Advertisement

Event Tags

Nearby Hotels

Tirana International Hotel & Conference Center, Tirana, Albania, Tirane

Just a heads up!

We have gathered all the information for you in one convenient spot, but please keep in mind that these are subject to change.We do our best to keep everything updated, but something might be out of sync. For the latest updates, always check the official event details by clicking the "Find Tickets" button.

Get updates and reminders
Advertisement
Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13, 9 May | Event in Tirane | AllEvents
Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13
Fri, 09 May, 2025 at 08:00 am