The 1990s remain, in many ways, unfinished business in Albania. Freedoms came suddenly, but so did instability, disillusionment, and trauma. Much of what was lived so intensely has not yet been fully processed, although many of today’s challenges are rooted in that unsettled time.
This exhibition captures the textures and realities of life in Albania during the 1990s, a body of work both deeply personal to the photographer and emblematic of shared histories across the country.
Alongside the exhibition, a political education and outreach program, including guided tours, workshops, talks, screenings, and cultural events, will create space for conversation, reflection, and new perspectives on this decade.
*Don’t Look Back at the Burning House* asks us to revisit the 1990s with a critical eye: to face what is gone and what remains, without turning away.
Follow us for the full program of events.
***
The opening week is organized in collaboration with the Delegation of the European Union to Albania and the German Embassy in Albania, and is hosted by the Municipality of Tirana.
/
Vitet ’90 janë, në shumë mënyra, një kapitull i pambyllur për Shqipërinë. Liritë erdhën papritur, por bashkë me to edhe pasiguria, zhgënjimi dhe trauma. Shumë nga përjetimet e furishme të atyre viteve, nuk janë përpunuar plotësisht, edhe pse shumë nga sfidat e sotme sociopolitike i kanë rrënjët në atë kohë të trazuar.
Një punë sa personale për fotografen, aq dhe përfaqësuese e historive të përbashkëta në mbarë vendin, ekspozita na prezanton me aspektet dhe realitetet e jetës në Shqipërinë e viteve ’90.
Krahas saj, një program politik edukimi dhe ndërgjegjësimi me ture të hapura, punëtori, diskutime publike, shfaqje filmash dhe aktivitete kulturore, do të krijojë hapësirë për të biseduar, reflektuar dhe paraqitur këndvështrime të reja mbi këtë dekadë.
“Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet” na fton të rikthehemi në vitet ’90 me një sy kritik: të përballemi me atë që është zhdukur dhe atë që mbetet pas, pa u shmangur.
Na ndiqni për programin e plotë.
***
Java e hapjes organizohet me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri, dhe mikpritet nga Bashkia Tiranë.
#DLBBH #exhibition #political #education #1990s #recenthistory #hbstirana
Also check out other Exhibitions in Tirane, Workshops in Tirane.