Wikipedia Shqip bën 22 vjeç! 🎉
Më 25 tetor 2025, komuniteti i Wikipedia-s Shqip feston 22-vjetorin e krijimit të saj!
Për të festuar këtë ditë, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe organizojnë një aktivitet redaktimi në Wikipedia.
📌 Çfarë do të bëjmë?
-Do të flasim për Wikipedia-n Shqip, dijen e lirë, artikujt që ka shkruar komuniteti ynë etj.
-Do të redaktojmë e përmirësojmë artikuj në Wikipedia.
📍 Coolab Tirana, rruga e Dibrës, Tiranë
🕙10:00 – 13:30
📅 25 tetor 2025
Ky aktivitet është i hapur për nxënës, studentë, mësues, dashamirës të e Wikipedia-s, kontribues me përvojë e të rinj, etj.
👉 Për pjesëmarrje regjistrohuni këtu:
https://forms.gle/BGPeZ8xSR9dwrBBp7
Eja të festojmë dhe të kontribuojmë për dijen e lirë në shqip!
Ju presim!
#WoALUG #WikipediaShqip