Të dashur miq,
Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ekspeditën tradicionale pranverore në Theth, ekspeditë treditore kjo e organizuar dhe e guiduar nga KAP qe shumë vite. Ekspedita do të zhvillohet me datat 20, 21 dhe 22 Qershor (e premte, e shtunë dhe e diel); ndërsa kjo është koha e përshtatshme kur edhe fillon zhvillimi normal i aktiviteteve turistike dhe natyrore në zonën e Shalës.
🏚️ Ky vendbanim i lashtë i veriut është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore për rajonin. Stina e pranverës e zbulon një tjetër pamje të veriut Shqiptar me prurje ujore të bollshme, lulëzim të plotë të natyrës dhe temperatura stabile; prandaj përshkimi këtyre luginave, qëndrimi në bujtinë, ushqimi, shoqërimi rreth zjarrit dhe zbavitja me muzikë janë vetëm disa nga përjetimet që na presin.
Detajet e organizimit:
📅 Nisja nga Prishtina: e premte 20.06.2025 / ora 06:00 (tubimi në 05:45)
📅 Kthimi në Prishtinë: e diel 22.06.2025 / 21:00
Vendi i nisjes: Parkingu i Stacionit të Trenit - Prishtinë;
https://maps.app.goo.gl/ZRiz21YATwCU9zyw8
🚍 Lloji i transportit: Autobus
🛏️ Akomodimi: Në bujtinë (2 net).
💶 Pagesa: 135.00 € për person
Përfshihen: Transporti Prishtinë-Valbonë; transporti Theth-Ndërlysë; dy net fjetje në Bujtinë (darka e së premtes; mëngjesi/darka e të shtunës; dhe mëngjesi i të dielës).
Rezervimi dhe parapagimi është i obligueshëm për shkak të ngarkesës në bujtinat e Thethit!
Mënyra e Lajmërimit: ☎️ Tel: +383 44 240 517; 📩 e-mail:
YWxwaW5lY2x1YnByaXNodGluYSB8IGdtYWlsICEgY29t ; me rastin e rezervimit duhet të bëhet pagesa e plotë.
ℹ️ Plani i ekspeditës:
E Premte - Dita I: Nisja do të bëhet në ora 06:00 para Stacionit të trenit në Prishtinë prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë. Pas pushimit të shkurtër dhe përgatitjes, grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth 7.5 h. Në Theth arrihet në mbrëmje ku edhe bëhet akomodimi në bujtinë dhe hahet darka; pas darke kohë e lire dhe shoqërim rreth zjarrit.
E Shtunë - Dita II: Ngrënia e mëngjesit dhe transportimi i grupit drejt fshatit Ndërlysë ku edhe fillon ecja nëpër fshatrat e Thethit dhe do ti vizitojmë monumentet e natyrës Vaskat Natyrore të Ndërlysës, Syrin e Kaltër, Ujëvarën e Grunasit, Kanjonin e Thethit, Kullën e Ngujimit, si dhe të tjera pika të rëndësishme. Pra, e shtuna është ditë e vizitave, relaksimi me bukuritë natyrore të regjionit dhe notit në ujërat e kristalta të Shalës. Në mbrëmjen e së njejtës ditë kthehemi prap në bujtinë ku pastrohemi, hamë darkë, dhe e kalojmë natën e dytë të shoqërimit dhe zbavitjes me muzikë.
E Diel - Dita III: Mëngjesi dhe dhe nisja për në Valbonë ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë nisemi me autobus për në Prishtinë ku duhet të mbërrijmë rreth orës 21:00.
Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi +383 44 240 517
Ndihmës: Florent Shala
📜 Kushtet e përgjithshme dhe përgjegjësitë gjatë aktiviteteve:
https://tinyurl.com/ykyzkmjr See less