🔬 Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astmë dhe Alergji (AKIAA) ka kënaqësinë të njoftojë mbajtjen e Konferencës së X-të Ndërkombëtare, një ngjarje shkencore me rëndësi të veçantë në fushën e alergo-imunologjisë dhe sëmundjes së astmës. Kjo konferencë do të mbahet në Prishtinë më 21-22 Maj 2025 dhe do të trajtojë ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin alergjik dhe respirator.
📍 Vendi: Prishtinë, Instituti i Historisë "Ali Hadri" (dita 1) dhe Fakulteti i Mjekësisë (dita 2). Krahas pjesëmarrjes fizike, alternative është edhe pjesëmarrja online.
📅 Data e Konferencës: 21-22 Maj 2025
🎯 Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe diskutojnë me ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të trajtojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike në zhvillimin e sëmundjeve alergjike dhe astmës. Ky edicion jubilar do të sjellë të rejat më të fundit shkencore, duke theksuar rëndësinë e kërkimeve të reja për trajtimin dhe menaxhimin e këtyre sëmundjeve që prekin një numër gjithnjë e në rritje të popullsisë në mbarë botën.
Pjesëmarrës do jenë Profesorë të spikatur të fushës, si:
👨🏻⚕️ Prof. Dr. Cevdet Özdemir, MD 🇹🇷
👨🏻⚕️ Prof. Dr. Dermot Ryan, MB BCh BAO (Hons), DCH, DObstRCPI, MRCGP, MICGP, DFFP 🇬🇧
👨🏻⚕️ Prof. Haluk Barbaros Oral, MD, PhD 🇹🇷
👩🏼⚕️ Prof. Günnur DENİZ, MD, PhD 🇹🇷
👨🏻⚕️ Prof. Luis Garcia-Marcos, MD, PhD 🇪🇸
✅ Akreditim nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK)
📌 Kjo konferencë është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) dhe ofron 25 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 20 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive. Ky është një rast i shkëlqyer për të përfituar njohuri të reja dhe për të avancuar profesionalisht.
📧 Për çdo pyetje ose informata të mëtejshme, mund të kontaktoni:
📩 E-Mail:
YWtpYWEta2lhYWEgfCBvdXRsb29rICEgY29t
📞 Tel: +383 44 309 306
🌟 Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme për të ndjekur diskutime të rëndësishme dhe për të kontribuar në avancimin e fushës së alergo-imunologjisë dhe astmës! 💡🌐
Me respekt,
Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astmë dhe Alergji (AKIAA)
🏢 Adresa: Rruga Tivari, 43, Prishtinë, Kosovë, 10000
Also check out other Business events in Pristina, Conferences in Pristina.