Gala Night "Rame Lahaj & Friends" - 2025, 2 August | Event in Pristina | AllEvents

Gala Night "Rame Lahaj & Friends" - 2025

Rame Lahaj International Opera Festival

Highlights

Sat, 02 Aug, 2025 at 08:30 pm

Sheshi Skenderbe, Prishtinë

Advertisement

Date & Location

Sat, 02 Aug, 2025 at 08:30 pm (CEST)

Sheshi Skenderbe, Prishtinë

Pristina, Yugoslavia

Save location for easier access

Only get lost while having fun, not on the road!

About the event

Gala Night "Rame Lahaj & Friends" - 2025
Pas shumë pritjesh, Gala Night "Rame Lahaj & Friends" rikthehet më 2 gusht në zemër të Prishtinës, një natë që premton emocione të paharrueshme, muzikë klasike të nivelit më të lartë dhe një atmosferë magjike nën qiellin e hapur.

Këtë vit, ngjarja vjen edhe më e veçantë sepse festojmë 5-vjetorin e Rame Lahaj International Opera Festival, një rrugëtim i ndërtuar me pasion, përkushtim dhe dashuri për artin.

Performojnë:

🔷Nino Machaidze
Soprano me origjinë nga Tbilisi, Gjeorgji, është një nga zërat më të shquar të skenës operistike ndërkombëtare. E diplomuar në Accademia del Teatro alla Scala, ajo u bë e njohur globalisht pas debutimit të suksesshëm në Salzburg Festival në vitin 2008 si Juliette përkrah Rolando Villazón. Që atëherë ka interpretuar në teatrot më prestigjioze si Metropolitan Opera (New York), Royal Opera House (Londër) dhe Opéra de Paris, me një repertor të pasur që përfshin role nga La Bohème, La Traviata, Otello, Carmen e shumë të tjera. Ajo vazhdon të ngjitet në skena kryesore evropiane me role të rëndësishme, duke bashkëpunuar me dirigjentë dhe artistë të njohur botërisht.

🔷Dario Russo
Një bas italian i vlerësuar për zërin e tij të shkëlqyer dhe fisnik. I specializuar në repertorin bel canto, ai ka interpretuar në teatrot më të rëndësishme të operës, si Teatro alla Scala (Milano), Bayerische Staatsoper (Mynih), Teatro San Carlo (Napoli) dhe shumë të tjerë.

Angazhimet e fundit përfshijnë Zaccaria në Teatro de la Maestranza (Sevilje), Sir Giorgio në Teatro Massimo Bellini (Katania), dhe Ferrando në Teatro São Carlos (Lisbonë). Përveç
angazhimeve operistike, Russo ka një karrierë të pasur koncertore, duke interpretuar vepra të mëdha si Requiem-et e Verdi-t, Mozart-it dhe Dvořák-ut, Stabat Mater të Rossini-t, Messa di
Gloria të Puccini-t dhe Simfoninë e 9-të të Beethoven-it. Dario Russo rikthehet në edicionin e pestë të RLIOF si solist në Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, pas pjesëmarrjes së tij të
suksesshme në edicionin e kaluar si mjeshtër i vokalit në New Generation Masterclass.

🔷Rame Lahaj
Tenori me origjinë nga Kosova, është një nga figurat më të shquara të operës bashkëkohore. Karrierën e tij artistike e nisi në moshën 21-vjeçare, duke u ngjitur me shpejtësi në skenat më të mëdha ndërkombëtare. Fitues i çmimit prestigjioz Operalia në vitin 2016, Lahaj ka interpretuar në teatro si Royal Opera House (Londër), Opéra National de Paris, Bolshoi Theater (Moskë), Arena di Verona dhe shumë të tjera. Për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës në botë, është nderuar me medalje presidenciale dhe titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Krahas karrierës solistike, ai është themelues i Rame Lahaj International Opera Festival dhe Rame Lahaj Foundation, që synojnë promovimin e operës dhe mbështetjen e talenteve të reja në rajon.

🔷Roberto Rizzi Brignoli
Drejtor muzikor i Teatro Municipal de Santiago (Kili) dhe i
Nationaltheater Mannheim nga sezoni 2023/24. Me formim në piano, kompozim dhe dirigjim në Milano, karrierën e nisi në Teatro alla Scala, ku bashkëpunoi ngushtë me Riccardo Mutin. I
njohur për mjeshtërinë në repertorin italian dhe francez, ka drejtuar në skena si Deutsche Oper Berlin, Bolshoi Theatre (Moskë), Teatro Real (Madrid), si dhe në Metropolitan Opera (New York) ku debutoi më 2010 me La Bohème. Ai është gjithashtu aktiv si dirigjent simfonik dhe ka regjistruar për Sony dhe Warner Classics. Kemi nderin e madh që Gala Night më 2 gusht do të
jetë nën dirigjimin e Maestro Rizzi Brignoli-t.

Kjo nuk është thjesht një mbrëmje muzike.
Është një festë e artit.

📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
📅 E premte, 2 gusht 2025
⏰ Ora 20:30
👉 Siguro biletën tënde sa më parë, sepse ky event nuk duhet humbur!

👉 https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=3929

Na pret një natë që do të mbahet mend gjatë. Shihemi në Gala!


-----------------------


After much anticipation, Gala Night "Rame Lahaj & Friends" returns on August 2 in the heart of Prishtina, a night that promises unforgettable emotions, world-class classical music, and a magical atmosphere under the open sky.

This year, the event is even more special as we celebrate the 5th anniversary of the Rame Lahaj International Opera Festival, a journey built with passion, dedication, and love for the arts.

This is not just an evening of music.
It’s a celebration of art.
📍 Skënderbeu Square, Prishtina
📅 Friday, August 2, 2025
⏰ 20:30
👉 Get your ticket as soon as possible, because this is an event you don’t want to miss!

👉 https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=3929

We’re in for a night to remember. See you at the Gala! 🌟


Also check out other Festivals in Pristina, Arts events in Pristina, Music events in Pristina.

interested
Stay in the loop for updates and never miss a thing. Are you interested?
Yes
No

Ticket Info

Tickets for Gala Night "Rame Lahaj & Friends" - 2025 can be booked here.

Advertisement

Nearby Hotels

Sheshi Skenderbe, Prishtinë, Pristina, Yugoslavia

Just a heads up!

We have gathered all the information for you in one convenient spot, but please keep in mind that these are subject to change. We do our best to keep everything updated, but something might be out of sync. For the latest updates, always check the official event details by clicking the "Find Tickets" button.

Reserve your spot

Host Details

Rame Lahaj International Opera Festival

Rame Lahaj International Opera Festival

Are you the host? Claim Event

Advertisement
Gala Night "Rame Lahaj & Friends" - 2025, 2 August | Event in Pristina | AllEvents
Gala Night "Rame Lahaj & Friends" - 2025
Sat, 02 Aug, 2025 at 08:30 pm