Të nderuar profesionistë të Shkencave Mjekësore,
Në datat 21-23 Nëntor 2025, do të organizohet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore 8 pranë Hotel Tirana International.
Ky event organizohet nga Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetet Mjekësore në vend si: Universitetin Aldent, Universitetin Zoja e Kёshillit tё Mirё, Albanian University, WBU, etj., Shoqatën Kombёtare Shqiptare të Profesionistёve Dentarё, Shoqatën Shqiptare të Mjekësisë Interne, Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë, Lidhjen e Psikiatrisë Shqiptare, Shoqatën Shqiptare ORL, Shoqatën Shqiptare të Kujdesit Intensiv, Klinikën Stomatologjike Universitare, Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë, Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, Akademinë e Farmacisë Eureka, Odën e Farmacistëve të Kosovës, Odën e Mjekëve të Kosovës, Odën e Stomatologëve të Kosovës, Universitetin e Barit, Universitetin ‘Gabriele d’Annunzio’ Chieti, Universitetin Unicamillus dhe e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
Kongresi do të zhvillohet përgjatë 3 ditëve. Ai do tё organizohet nё 20 salla paralele, 2 salla panair dhe 1 sallё Workshop. Nё kёtё event të rëndësishëm shkencor do të ketë më tepër se 100 personalitete akademike tё huaj dhe më tepër se 300 vendas. Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Do tё jemi tё nderuar nga pjesëmarrja e profesorёve dhe e akademikёve tё shquar tё Universiteteve ndёrkombёtare tё standarteve tё larta si Universiteti i Barit, Universiteti i Sienёs, Universiteti La Sapienza, Romё, Universiteti Gabriele d’Annunzio, Chieti, Universiteti i Napolit, Universiteti i Prishtinёs, Universitete Gjermane etj. Gjithashtu, figura tё spikatura tё mjekёsisё shqiptare, profesorё dhe akademikё tё nderuar tё Universiteteve Mjekësore nё vend do tё paraqesin pёrvojёn dhe arritjet e tyre nё kёtё aktivitet.
Kongresi do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme përfshirë këtu: mjekësi e përgjithshme, farmaci, shëndet publik, mjekësi dentare, higjenë dentare, teknikë dentare, infermieri e pergjithshme, mami, fizioterapi, logopedi, teknikë laboratori, teknikë imazherie, etj.
Ju njoftojmë të gjithëve se ka nisur aplikimi për profesionistët në mënyrë aktive.
Çdo profesionist/e i shkencave mjekësore që dëshiron të prezantojë punimin e tij në këtë aktivitet është i lutur të dërgojë abstraktin e punimit të tij në gjuhën shqipe dhe angleze dhe CV e tij në adresën tonë të email brenda datës 7 Tetor 2025.
► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 (WhatsApp, Viber)
E-mail:
bWVkICEgc2NpICEgY29uZiB8IGdtYWlsICEgY29t /
a29uZmVyZW5jYW1qZWtlc29yZSB8IGdtYWlsICEgY29t
Ju mirëpresim!
Also check out other Workshops in Tirane, Sports events in Tirane.