Bashkohuni me Komunitetin Shqiptar për të festuar Festën e Pavarësisë të premten, më 28 nëntor 2025, me muzikë live nga Sali Malaj, Aferdita Demaku dhe Gazi Musliu.
Sivjet, kemi nderin të presim si mysafirë kryesorë Joseph DioGuardin, ish-Kongresmen i SHBA-së dhe mbrojtës i fuqishëm i çështjes shqiptare si dhe Shirley DioGuardin, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit në Lidhjen Civile Shqiptaro-Amerikane.
🎟️ Çmimet e Biletave:
• Parablerje (deri më 31 tetor): $85 të rriturit, $35 fëmijët
• Çmim i rregullt (1–27 nëntor): $100 të rriturit, $40 fëmijët
• Në derë (28 nëntor): $120 të rriturit, $50 fëmijët
Për shkak të kapacitetit të kufizuar, biletat janë të detyrueshme për hyrje.
Bleni biletat tuaja më herët për të përfituar çmimin më të ulët dhe për të kursyer kohë në hyrje!
Nëse nuk mund të merrni pjesë, mënyra më e mirë për të mbështetur misionin tonë është duke u bërë anëtar i AACI dhe duke na ndihmuar të vazhdojmë të shërbejmë e të rrisim komunitetin tonë shqiptar në Illinois.
Blitetat mund te blihen ketu:
https://givebutter.com/flamuri
You may also like the following events from Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois:
Also check out other
Festivals in Niles.