Search results for:
No result found! Try with different keywords!
Advertisement

Terry Riley & Gyan Riley at Kino ARMATA

Advertisement

Terry Riley & Gyan Riley at Kino ARMATA


Kino ARMATA
E hënë, 13 prill 2020
20:00h

KONCERT
Terry Riley & Gyan Riley - 'THE RILEYS'

Terry Riley (piano/sintisajzer, zë)
Gyan Riley (gitare klasike/elektrike)

- Live show at Oval Space:
Youtube Video

- Intervistë / Terry Riley:
Youtube Video

- Terry Riley - In C (1964):
Youtube Video

- Terry Riley - A Rainbow in Curved Air (1969):
Youtube Video

- Feedback: https://www.theguardian.com/music/2018/jul/31/terry-riley-review-father-and-son-deliver-gleefully-chaotic-minimalism

Kino ARMATA ka kënaqësi të jashtëzakonshme ta lajmëroj koncertin e pionierit të minimalizmit Terry Riley dhe djalit të tij Gyan, të cilët bashkëpunojnë në seri të improvizimeve të lirshme. Prezentojmë programin e plotë të muzikës së Riley: struktura të ndërlikuara improvizuese që përmbajnë elemente të minimalizmit, jazz, ragtime, dhe raga të Indisë së Veriut, kombinimi i të cilëve ka definuar karierën e frytshme të artistit amerikan.

Terry Riley (i lindur në 1935) ishte ndër kompozitorët më revolucionarë të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore; i njohur për futjen e përsëritjes në motivet muzikore të Perëndimit, ai gjithashtu konceptoi eksperimentet e para me lak (loop) të shiritit dhe sistemeve të 'delay' të cilat lanë shenjë të pashlyeshme në muzikën eksperimentale të prodhuar më vonë. I ndikuar thellë nga përsëritja mantrike e muzikës klasike indiane si dhe shkallët modale dhe impovizimet në jazz, komponimet si In C nga viti 1964 dhe incizimet elektronike si A Rainbow in Curved Air nga viti 1969 u bënë pika referimi të muzikës së shekullit ** dhe influencuan pa masë zhvillimet në muzikën elektronike dhe rock psikodelik/progresiv. Punët e mëvonshme si Shri Camel (1980) dhe The Harp of New Albion (1986) u fokusuan vetëm në intonim. Riley ka bashkëpunuar shumë me Kronos Quartet, ku punët kryesore vlerësohen Salome Dances for Peace (1989) e nominuar për Grammy dhe The Cusp of Magic (2008). Punët e Riley nga shekulli XXI përfshijnë koncertin për piano Banana Humberto (2008), komponimin formë-gjatë për sintisajzer Aleph (2012), dhe bashkëpunimet me djalin e tij, Gyan Riley, sikur muzika e filmit të vitit 2017 Hochelaga, Land of Souls.

"Asgjë që kam bërë në këtë jetë nuk më ka dhënë më shumë kënaqësi se improvizimi me Gyan në këto këngë. Asgjë që kam prodhuar nuk mund të krahasohet me sinkronicitetin intuitiv të cilin e kemi ndarë aq shumë herë në skenë. Gyan paraqet sfond briliant për temat e këtyre komponimeve, duke më befasuar çdo herë me virtuozitetin i cili i shërben dhe i energjizon zbulimet e tij muzikore. Nuk kam mundur as ta ëndërroj bashkimin më të mirë të mendjes dhe shpirtit se në këtë kolaborim."
- Terry Riley

-------------

Kino ARMATA
Monday, 13 April 2020
20:00h

CONCERT
Terry Riley & Gyan Riley - 'THE RILEYS'

Terry Riley (piano/synthesizer, voice)
Gyan Riley (classical/electric guitars)

- Live show at Oval Space:
Youtube Video

- Interview / Terry Riley:
Youtube Video

- Terry Riley - In C (1964):
Youtube Video

- Terry Riley - A Rainbow in Curved Air (1969):
Youtube Video

- Feedback: https://www.theguardian.com/music/2018/jul/31/terry-riley-review-father-and-son-deliver-gleefully-chaotic-minimalism

Kino ARMATA is thrilled to announce the concert of minimalist pioneer Terry Riley and his son Gyan, collaborating in a series of loose improvisations. We are presenting a full-length program of Terry's music: intricate and often improvisational structures containing elements of minimalism, jazz, ragtime, and North Indian raga, the combination of which have defined American’s diverse and prolific career.

Terry Riley (born in 1935) was among the most revolutionary composers of the post WWII era; famed for his introduction of repetition into Western music motifs, he also masterminded early experiments in tape loops and delay systems which left an indelible mark on the experimental music produced in his wake. Deeply influenced by the mantra-like repetition of Indian classical music as well as the modal scales and improvisation of jazz, compositions such as 1964's In C and electronic recordings like 1969's A Rainbow in Curved Air became landmarks of 20th century music, greatly influencing developments in electronic music as well as psychedelic/progressive rock. Subsequent works such as Shri Camel (1980) and The Harp of New Albion (1986) focused on just intonation. Riley has collaborated extensively with the Kronos Quartet, with notable works include the Grammy-nominated Salome Dances for Peace (1989) and The Cusp of Magic (2008). Riley's 21st century works include piano concerto Banana Humberto (2008), long-form synthesizer composition Aleph (2012), and collaborations with his son, Gyan Riley, such as the 2017 film score Hochelaga, Land of Souls.

"Nothing I have done in this life has given me more satisfaction than improvising on these songs with Gyan. Nothing I have done can match the intuitive synchronicity we have shared many times on the stage. Gyan supplies a brilliant counterpoint to the strands and moods of these pieces always surprising me with a virtuosity that serves and energizes his musical invention. I could not have dreamed up a better marriage of mind and spirit than this collaboration."
- Terry Riley



Also check out other Entertainment Events in Pristina, Music Events in Pristina, Concerts in Pristina.

Map Kino ARMATA, Brigada e Kosovës, 10000 Pristina, Pristina, Yugoslavia
Report a problem

Are you going to this event?

Advertisement

More Events in Pristina

Explore More Events in Pristina