Event

Liqeni i Gramës!

Advertisement

Këtë të Diel, 29 Qershor ju ftojme të na bashkoheni në ecjen e radhës Liqeni e Gramës. Liqeni i Gramës është një liqeni që ndodhet në bjeshkët e Korabit, afër malit të Korabit dhe malit të Gramës në Shqipëri, pjese e shtegut High Scardus.
Liqeni ka një lartësi prej 1,750 metra mbi nivelin e detit dhe bregjet e tij janë shkëmborë dhe të pjerrët.
Liqeni i Gramës është një destinacion i bukur për ata që duan të shijojnë natyrën dhe peizazhet e mrekullueshme të bjeshkëve të Korabit.

Shtegu është i përballushem për të gjithë, përfshirë edhe personat që dëshirojnë të provojnë për herë të parë ecjen në mal.

Detajet:

Lartesia: 1750/2100 m/lmd
Ngjitje: 1000 m
Zbriteje: 1000 m
Ecje: 9+9km
Pikenisja Radomirë: 1281m/Imd
Disniveli: 819 m
Koha: 6:40 h (me gjith pauzat gjate ecjes)
Vështirësia: në kategorinë e ecjeve me vështirësi të kombinuar mesatare nëpër shteg malore.

Aktiviteti është i përshtatshem për të gjithë përsonat që gezojnë shëndet të plote.

Nisja me Autobus përballë INTEREX afer Qkuk-së n’stacion të 🚌 ora 5:30 (Fix) kthimi në Prishtinë 21:00+|- (mund te ketë ndryshime oren e kthimit +|- jem ne ecje Malore ta keni parasysh).
Do të kalojmë kah Pejtoni, Lakrishtja në Fushë Kosovë, Komoran, Suhareka, Prizeren nga ku mund te ju marrim.

Paisjet :
Këpucë të përshtatshme për ecje, veshje sportive, duks, dy maica për ndërrim, kapele, syze dielli, dorza, çnate shpine, krem kunder diellit, rroba banjo për notë, dhe çdo aksesor tjeter që ju ndihmon për ngjitje alpine.

Ushqim një ditor si dhe 2 l uijë.
Fruta të thata, çokollata dhe ushqime sipas deshires.

Pagesa për transport dhe pjesëmarrje 20€ për person, kurse për ata që me vetura private 10 € për person.

Rezervimi :
+38348888212 (Viber, sms, WhatsApp, thirrje)
messenger dhe instagram

VËREJTJE!

Gjatë ngjitjes t’u përmbaheni rregullave dhe instruksioneve të guidave dhe për gjithçka që keni nevojë t’i KONTAKTONI ata.

Nuk lejohet ecja para guidave!

Personat të cilët nuk ndjekin INSTRUKSIONET e guidave dhe pësojnë ndonjë lëndim NUK MARRIM PËRGJEGJËSI!

Lusim bjeshkatarët që muzikë të dëgjojnë vetëm me kufje.

Gjithkush ta marrin përgjegjesi për vetveten!

📸 @grame_diber_albania



Advertisement
Share with someone you care for!

Best of Tirane Events in Your Inbox