Event

Armend Rexhepagiqi - Dashni e vjetër x RAVE 15Y

Advertisement

Për nder të 15-vjetorit të RAVE, me 19 korrik në Pallatin e Rinisë, organizojmë një mbrëmje të rrallë, një udhëtim emocional përmes muzikës që ka lënë gjurmë në zemrat tona. Për herë të parë në këtë skenë legjendare, do të ngjitet Armend Rexhepagiqi, një zë që nuk këndon vetëm këngë, por rrëfen histori, kujtime dhe ndjenja të përbashkëta.

Armendi është më shumë se artist – ai është pjesë e kujtesës kolektive të disa brezave. Këngët e tij janë dëgjuar në dhoma familjare, udhëtime të gjata, netë të qeta e momente dashurie. Dhe tani, ato marrin jetë në një mbrëmje që na bashkon të gjithëve.

Përveç hiteve që na kanë shoqëruar ndër vite, kjo natë do të sjellë edhe këngët më të reja nga albumi i tij i fundit Dashni e Vjetër.

Biletat i gjeni në rave-travel.com
Get Tickets

Advertisement
Share with someone you care for!

Best of Pristina Events in Your Inbox